Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZOHET TRANSFERI

Arbër Hoxha flet si lojtar i ri i Dinamos

Fotot: GNKDinamo/ fb/ pixsell

Arbër Hoxha flet si lojtar i ri i Dinamos


9 January, 2024 @22:16

Futbollisti i Kosovës, Arbër Hoxha edhe zyrtarisht u bë lojtar i ri i klubit më të famshëm kroat, Dinamo Zagreb. Sulmuesi i krahut që bëri emër në Kosovë duke luajtur me Ballkanin, ndërsa në vitin e fundit shkëlqeu te Slaven Belupo, prej sonte edhe zyrtarisht është pjesë e ekipit nga “Maksimiri”.

Dinamo ka bërë të ditur se ai do t’i bashkohet ekipit nesër në Rovinj ku po zhvillohen përgatitjet dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit Sergej Jakirovic.

Ndërkaq vetë 25 vjeçari është shprehur të jetë jashtëzakonisht i lumtur që ka arritur të bëhet pjesë e klubit më të madh në Kroaci.

Arber Hoxha @ Dinamo

“Jashtëzakonisht jam i lumtur që jam bërë pjesë e Dinamos, këtij klubi të madh, më i madhi në Kroaci. I falenderoj ish-bashkëlojtarët dhe trajnerët në gjithçka që më mësuan, mirëpo tash është koha që të tregohem me plot kuptimin e fjalës. Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e dhënë nga klubi dhe bashkë të arrijmë suksese për të mbajtur mend,” ka thënë ndër të tjera Hoxha në deklaratën e parë të tij si lojtar i ri i Dinamos.

Sipas mediave kroate, Dinamo ka paguar rreth 1 milionë euro për transferimin e tij nga Slaven Belupoja. Hoxha që erdhi te Slaveni në shkurt të vitit 2022 nga Lokomotiva që e kishte nxjerrë nga Kosova (prej Ballkanit kaloi te Lokomotiva në korrik të vitit 2021), ka luajtur 63 ndeshje me ekipin nga Koprivnica duke shënuar 11 gola dhe duke realizuar 7 asistime, ndërkaq loja e mirë e treguar këtë stinor ka bërë që Dinamo të mos kursejë për të.

Ai ka tre paraqitje për Kosovën, por të trija këto ndeshje kanë qenë miqësore. Me Guinenë dhe Gambinë, ku ndaj të parëve shënoi golin e fitores, ndërkaq një miqësore jozyrtare e luajti edhe ndaj Suedisë.


 
Të gjitha lajmet nga International