Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI I KOSOVËS

Valon Berisha shpreson në sukses te ekipi i ri

Foto: LASK

Valon Berisha shpreson në sukses te ekipi i ri


9 January, 2024 @15:34

Mefsushori i Kosovës, Valon Berisha ditë më parë u zyrtarizua te ekipi austriak LASK Linz, ndërsa është shprehur të ketë ardhur aty duke shpresuar në sukses.

Së fundi ai luante në Australi, ndërsa me kthimin e tij në futbollin evropian shpreson të jetë më afër Kosovës si dhe të arrijë suksese me ekipin e tij të ri.

“Ka qenë emocionale, LASK është ekip atraktiv. Po shikoj përpara dhe dua që në vitet e ardhshme bashkë me ekipin të arrijmë suksese të përbashkëta,” ka thënë Berisha për faqen zyrtare të klubit.

LASK bëri të ditur se ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me futbollistin 30 vjeçar që te Kosova ka 40 paraqitje ndërsa ka shënuar katër herë dhe ka asistuar pesë herë te “Dardanët”.

Përndryshe, pas 17 xhirosh të këtij stinori ekipi i ri i Valonit, LASK është në pozitë të tretë të renditjes tabelare me 32 pikë, 7 më pak sesa lideri Salzburg.


 
Të gjitha lajmet nga International