ARBËRIA 1-1 RAMIZ SADIKU

Arbëria e Ramiz Sadiku ndajnë pikët
30 April, 2022 @17:49
Pa fitues është mbyllur ndeshja e sotme e luajtur mes Arbërisë dhe Ramiz Sadikut në Grupin B të Ligës së Parë.
I pari në epërsi kaloi Ramiz Sadiku me golin e Arlind Veliut në minutën e 2’, kurse Arbëria barazoi më vonë gjatë ndeshjes dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
TABELA AKTUALE
Barazimi i arritur sot i mban këto dy skuadra të qeta në mesin e Grupit B, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Xhiron që vjen, Arbëria i shkon 2 Korrikut, kurse Ramiz Sadiku e pret Fushë Kosovën.