ARBËRIA

Arbëria me trajner të ri
20 June, 2021 @12:00
Arbëria, ka publikuar shtabin teknik të skuadrës.
Jeton Gashi do të jetë në krye të skuadrës me ndihmësit e tij Ylber Statovci e Diamant Kadriolli.
Gashi gjatë karrierës së tij ishte në krye të Flamurtarit, Ulpianës e Lipjanit.
Skuadra e Arbërisë në këtë stinor do të garojë në Ligën e Parë, pasi që stinorin e kaluar e përfundoi në pozitën e parafundit në Superligë.