EURO 2020

Dita e dhjetë, ndeshjet e fundit e Grupit A
20 June, 2021 @10:02
Sot do të luhen ndeshjet e fundit e Grupit A të evropianit.
Kemi hyrë në fazën ku ndeshjet luhen në të njëjtin orar. Italia do të takohet me Uellsin, kurse Zvicra me Turqinë.
Ndeshjet do të luhen nga ora 18:00.
Në këtë grup, Italia e siguroi 1/8 e finales në ndeshjen e dytë ndaj Zvicrës, derisa do të luaj për ta ruajtur pozitën e parë.
Uellsi gjendet në pozitën e dytë me 4 pikë dhe është më i rehatshëm se sa Zvicra e Turqia.
Zvicra shpreson në pozitën e tretë dhe i duhet fitorja për ta përfrcuar këtë pozitë që dërgon 4 skuadrat më të mira në 1/8 e finales.
Turqia edhe pse matematikisht ende mund të kualifikohen, por nuk mjafton vetëm fitorja e saj. Së pari duhet fitorja, e më pas të shpresojë në humbjet e kundërshtarëve edhe nëpër grupe tjera.