Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTUGALIA 2-4 GJERMANIA

Goleada me dominancë gjermane, mposht kampionin e Evropës

Fotot: uefa.com

Goleada me dominancë gjermane, mposht kampionin e Evropës


19 June, 2021 @20:16

Skuadra e Joachim Lowit, ka çmontuar mbrojtësin e titullit të Kampionit të Evropës për të lënë plotësisht të hapur Grupin e “vdekjes”, Grupin F.

Ndeshja e përfunduar 2-4 në të mirë të Gjermanisë, është bërë e para me goleadë dhe e e para me më së shumti gola të shënuara në EURO2020, derisa përkundër epërsisë së portugezëve, Gjermania e Lowit ka vazhduar me ritëm të njëjtë që e kishte prej fillimit të lojës për ta përfunduar me fitore 2-4 [C. Ronaldo 15, Diogo Jota 67 - Ruben Dias 35ag, Raphael Guerreiro 39ag, Kai Havertz 51, Robin Gosens 60].

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Dominimi i Gjermanisë në pjesë të parë pësoi një goditje të papritur nga një kundërsulm, kur Cristiano Ronaldo shfrytëzoi shpejtësinë e Bernardo Silvës përgjatë gjithë fushës dhe pasimin e Diogo Jotas për epërsi (15).

cristiano ronaldo

Pastaj ka ardhur tornadoja gjermane, duke detyruar portugezët për dy autogola dhe mbylljen e pjesës së parë me 1-2.

Në fillim të pjesës së dytë Gjermania përsëri doli në skenë për të kryer punët. Robin Gosens ia bëri gati Kai Havertzit golin për 1-3, ndërsa vetë ai shënoi pas krosimit të Joshua Kimmichut për 1-4. Deri në fund, ka qenë Jota që dha golin për rezultatin përfundimtar 2-4.

gnabry

Për momentin, të gjitha skuadrat e grupit të vdekjes mund të kalojnë në fazën eliminatore të garës, derisa me padurim priten duelet e fundit të grupit të vdekjes, Franca - Portugalia dhe Gjermania - Hungaria.

havertz


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani