VICENTE CALDERON
Arda njofton Juven me humbje
1 October, 2014 @22:16
Ekipi i Max Allegrit që nuk po din për humbje në Serie A dhe kaloi mirë në ndeshjen e parë të grupit në Ligë të Kampionëve, sonte u njoftua me disfatën e parë të stinorit.
Ka qenë mesfushori turk i Atletico Madridit, Arda Turan, që ka shënuar golin e vetëm të takimit, për të bërë dallimin në mes të dy skuadrave - si dhe për të sjellë fitoren e parë për kampionin e Spanjës në këtë stinor të Ligës së Kampionëve.
Juventus përkundër se tentoi në minutat e fundit, nuk arriti t’i bënte ballë mbrojtjes së jorganxhinjëve të Madridit, të cilët kështu rrëmbyen tre pikët e para në grup pas disfatës në Greqi në xhiron e parë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Malmo ka befasuar Olympiacosin duke e mposhtur me rezultat 2-0, për të regjistruar tre pikëshin e parë gjithashtu.
Ndeshjet e radhës:
Atletico Madrid - Malmo | |||
Olympiacos - Juventus |
TABELA E GRUPIT A:
1 | Juventus | 3 pikë | ||
2 | Atletico Madrid | 3 pikë | ||
3 | Malmo | 3 pikë | ||
4 | Olympiacos | 3 pikë |