Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUNDËRSHTARËT

Serbët publikojnë listën

Serbët publikojnë listën


1 October, 2014 @16:59

Pas Danimarkës, është publikuar edhe lista e lojtarëve të përfaqësueses së Serbisë që do të jenë përballë kuqezinjëve të Shqipërisë më 14 tetor.

Përzgjedhësi holandez i serbëve, Dick Advocaat, ka ftuar 24 futbollistë, duke përfshirë edhe futbollistët kryesorë të skuadrës si Branislav Ivanovic, Nemanja Matic, Aleksandar Kolarov, Matija Nastasic e të tjerë.

Advocaat jashtë liste e ka lënë qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Neven Subotic, i cili ka qenë njëri ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes serbe.

Serbia më 11 tetor do të jetë mysafire e Armenisë, derisa më 14 tetor do të përballet në Beograd me përfaqësuesen kuqezi të Shqipërisë.



Lista e Serbisë

Portierët Vladimir Stojkovic (Maccabi)
Zeljko Brkic (Udinese)
Predrag Rajkovic (Crvena Zvezda)
Mbrojtësit Dusan Basta (Lazio)
Branislav Ivanovic (Chelsea)
Aleksandar Kolarov (Manchester City)
Matija Nastasic (Manchester City)
Antonio Rukavina (Villarreal)
Nenad Tomovic (Fiorentina)
Dusko Tosic (Genclerbirligi)
Stefan Mitrovic (Freiburg)
Mesfushorët Radosav Petrovic (Genclerbirligi)
Nemanja Matic (Chelsea)
Nemanja Gudelj (AZ)
Milos Jojis (Borussia Dortmund)
Zdravko Kuzmanovic (Inter)
Aleksandar Ignjovski (Eintracht)
Dusan Tadis (Southampton)
Lazar Markovic (Liverpool)
Filip Duricic (Mainz)
Zoran Tosic (CSKA Moscow)
Sulmuesit Filip Djordjevic (Lazio)
Aleksandar Mitrovic (Anderlecht)
Danko Lazovic (Partizan)

 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016