VENDOS KOMISARI
Prishtina fiton në tavolinë Trepçën
1 October, 2014 @14:10
Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Trepçës - në tavolinë. Ndeshja e ndërprerë e fundjavës që shkoi është regjistruar nga Federata e Futbollit të Kosovës me rezultat 3-0 në të mirë të kryeqytetasve që nuk dinin për fitore në stadiumin e Trepçës me dekada.
“Pas administrimit të të gjitha provave dhe raporteve e shkresave nga personat zyrtar, vërtetoi se shkak i ndërprerjes së kësaj ndeshje ishte hyrja e shikuesve vendas në fushë më ç’rast krijohet një pasiguri e madhe për vazhdimin e ndeshjes konform rregullave të lojës së futbollit, si dhe fillimi i konfrontimit më shikuesit e ekipit mysafir në anën tjetër të stadiumit,” thuhet ndër të tjera në Arsyetimin e Komisarit të Garave të Superligës pranë FFK-së, Ismet Ahmetit.
Trepça ka të drejtë të ankohet në afat 8 ditësh prej pranimit të Vendimit.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS