GRUPI H
Martinez shtang Ukrainën
30 September, 2014 @23:11
Porto ka arritur t’ua merr nga dora fitoren ukrainasve të Shakhtar Donetskut sonte.
Sulmuesi kolumbian i portugezëve, Jackson Martinez, që hyri në ndeshje si zëvendësues, ka shënuar dy herë brenda 3 minutave të kohës shtesë të takimit për të nxjerrë një pikë, sa të madhe aq edhe befasuese, për Porton.
Gjithçka shkonte siç është më së miri për ekipin e Mircea Lucescut sonte, kur ekipi i tij shënoi në minutën e 85-të për epërsinë 2-0 të Shakhtarit.
Mirëpo ekipi ukrainas doli kokëulur nga ndeshja vetëm 8 minuta më vonë, kur Martinez shënoi dy herë për barazim dhe për të bërë ekipin e tij lider të Grupit H.
Porto, për më tepër, ka dështuar të shënojë edhe penalltinë derisa rezultati ishte 0-0 në pjesë të parë, kur algjeriani Yacine Ibrahimi nuk gjeti rrjetën e vendasve.
Në ndeshjen tjetër të grupit, BATE Borisov i Bellorusisë ka shënuar fitore madhore ndaj Athletic Bilbaos 2-1, për të arritur te trepikëshi i parë këtë stinor në Ligë të Kampionëve.
Bellorusët kanë ekipin me buxhet, ndër më të ulëtit në këtë stinor të Ligës së Kampionëve, por kjo si duket ata po i bën edhe më të fortë - të cilët nuk kanë lëshuar pa fitore stadiumin Borisov Arena sonte.
Ndeshjet e radhës:
BATE Borisov - Shakhtar Donetsk | |||
Porto - Athletic Bilbao |
TABELA E GRUPIT H:
1 | Porto | 4 pikë | ||
2 | BATE Borisov | 3 pikë | ||
3 | Shakhtar Donetsk | 2 pikë | ||
4 | Athletic Bilbao | 1 pikë |