STATISTIKA IMPRESIONUESE
Shkëlqimi i Silvas, pa rezultat për Cityn
30 September, 2014 @23:25
Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, David Silva, është lojtari që ka krijuar më së shumti raste për gol sonte në të gjitha ndeshjet e zhvilluara të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Silva ka krijuar 5 raste për të shënuar bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk kanë arritur assesi që të shënojnë fitore ndaj Romës.
Ai gjithashtu, ka pasur përqindje të lartë të saktësisë së pasimeve në ndeshje, ku prej 82 pasimeve, vetëm 6 nuk kanë gjetur bashkëlojtarin e tij.
Sidoqoftë, Manchester City, vazhdon pa fitore në Ligë të Kampionëve këtë stinor, pasi që pas disfatës nga Bayern në xhiron e parë, tashmë kanë barazuar ndaj Romës.