Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA TRAJNER!

Ardian Mema - dorëhiqet nga KF Vëllaznimi

Ardian Mema - dorëhiqet nga KF Vëllaznimi


11 July, 2024 @17:50

Trajneri tiranas i Vëllaznimit, Ardian Mema, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij. Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, ekipi gjakovar ka bërë të ditur se trajneri në fjalë nuk ka vazhduar punën me ekipin për shkaqe personale-familjare.

“Trajneri Ardian Mema, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës së Vëllaznimit.
“Trajneri Mema ka dhënë dorëheqje për arsye personale-familjare, kryesia e klubit e kanë pranuar me respekt dhe falënderim të thellë për kontributin e dhënë në skuadrën e KF Vëllaznimit.
Për më të rejat rreth klubit do të njoftoheni me kohë.”
- ka shkruar KF Vëllaznimi në njoftim.

Kujtojmë, ekipi gjakovar kishte vazhduar kontratën me Memën pas përfundimit të stinorit, ndërsa emëroi edhe Yll Myrtën (ish-lojtar) si ndihmës ditë më parë. Gjithashtu, ditë më parë Vëllaznimi postoi fotografi të stërvitjeve në përgatitje për stinorin e ri me Memën duke udhëhequr ekipin!


 
Të gjitha lajmet nga