GJILANI - VLLAZNIA

Armend Thaqi me supergol, Gjilani triumfon
11 March, 2018 @15:10
Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore minimale ndaj Vllaznisë së Pozheranit.
Kjo e fundit zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë, duke qenë skuadër më e rrezikshme se skuadra vendase, por goli fillimisht u mohua nga shtylla, e më pas nga portieri vendas, duke bërë që rrjetat të mbeteshin të paprekura pas 45 minutave.
Në pjesën e dytë në fushë u pa një Gjilan më i mirë, që e kërkonte vazhdimisht golin, ndërsa për ta gjetur atë u përkujdes kapiteni Armend Thaqi me një gjuajtje maestrale nga goditja e dënimit në minutën e 78’ të ndeshjes.
Ky gol doli të ishte i mjaftueshëm për fitoren e vendasve, fitore kjo që i ngrit ata në kuotën e 35 pikëve. Në anën tjetër, Vllaznia mbetet e fundit në klasifikim.