MEDIA
Foto: premierleague.com
Lojtari i ndeshjes, Lukaku
11 March, 2018 @0:30
Superderbi anglez ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit përfundoi me fitoren e ekipit të Jose Mourinhos, ndërsa lojtar më i mirë i ndeshjes sipas BBC Sport është zgjedhë sulmuesi belg i ekipit, Romelu Lukaku.
“Edhepse shumë kush do ta regjistrojë një ndeshje më shumë se si sulmuesi belg nuk ka arritur të shënojë kundër një ekipi të madh, duhet të shikoni përtej statistikave standarde.
Ai ka pasur një performancë brilante në përgjithësi përgjatë ndeshjes. Lukaku ka udhëhequr vijën e sulmit në mënyrën më të mirë. Ka krijuar dy golat e Unitedit dhe gjithashtu ka ndihmuar në mbrojtje, që ekipi i tij të ‘fle qetë’, gjatë ndërprerjeve që i merrte Liverpooli në pjesë të dytë,” - ka shkruar BBC, duke i dhënë epitetin e lojtarit të ndeshjes belgut.