DRENICA-BESA

Foto & Video: Besa Futsall
Besa triumfon si mysafir
10 March, 2018 @18:27
Besa ka nisur pranverën në Superligë të futsallit me fitore, duke e mposhtur si mysafir Drenicën 3-4 sot.
Në një ndeshje tejet interesante ku Besa e nis me golin e Jeton Rukovcit 0-1, shpejt bie në disanvatazh 2-1 për të shkuar pastaj në pushim 3-3.
Në pjesën e dytë në skenë doli Orhan Ibishi, për t’ia sjellë fitoren pejanëve 3-4.
Besa vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë të Superligës me këtë fitore, derisa Drenica mbetet për momentin e pesta.