FUSHË KOSOVA - ONIX

Fushë Kosova me fitore ngritet në zonën e Superligës
10 March, 2018 @16:15
Djelmoshat e Fushë Kosovës kanë shënuar një fitore tejet të rëndësishme sot në kuadër të xhiros së XX të Ligë së Parë.
Me fitoren 3-2 ndaj Onixit, ekipi i pampurëve ka bërë kërcim në pozitën e katërt në Ligë të Parë dhe kështu mban gjallë shpresat për luftë për Superligë.
Visar Gojnovci, Florent Osmani dhe Gëzim B. kanë shënuar golat e fushëkosovarëve për fitoren e sotme, derisa golin e epërsisë 0-1 për mysafirët e pat shënuar Besnik Morina e të barazimit në 2-2 Rimi Gashi, që në fund nuk mjaftoi, pasi që vendasit shënuan për fitore, 3-2.
Me këtë disfatë Onix ka rënë në vend të pestë, duke ia lëshuar të katërtin aktualisht Fushë Kosovës.