KEK-KOSOVA(P)

Zabërxha për tre pikë
10 March, 2018 @16:06
Ka mjaftuar një gol i sulmuesit me shumë përvojë në Kosovë, Enis Zabërxha, për t’ia sjellë fitoren KEK-ut sot në përballje ndaj Kosovës së Prishtinës.
Fitorja e dytë me radhë në shtëpi në pranverë, që ka ardhur pas humbjes së parë të stinorit në xhiron e kaluar, ka bërë që KEK-u të regjistrojë të 13-tën të stinorit, ndërsa të ngris kuotën e pikëve në 45 pikë, aktualisht 7 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.
Ndërkaq, Kosova e Prishtinës vazhdon të jetë e ngujuar në fund të klasifikimit të Ligës së Parë, që e lë atë në rrezik për rënie në Ligë të Dytë.