EIBAR - REAL MADRID

Ronaldo vazhdon me gola, Reali fiton
10 March, 2018 @16:09
Pas fitores së madhe në Paris, Reali ka shënuar fitore edhe në La Liga.
Madrilenët sot fituan si mysafirë të Eibarit, ndërsa vendimtar në këtë fitore ishte portugezi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 2 herë.
I vetmi golashënues për vendasit ishte Ivan Ramis, i cili shënoi për 1-1, para se Ronaldo ta gjente golin e fitores
Kjo fitore i mban madrilenët në vendin e tretë, ndërsa vendasit ndodhen të qetë në mesin e tabelës.