ISMET MUNISHI

Do të dorëhiqesha, po të mos fitonim
10 March, 2018 @22:57
Trajneri i Ferronikelit, Ismet Munishi, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Drenicës sot të cilën ekipi i tij e fitoi 1-0, ka bërë të ditur se po të mos fitonte ekipi i tij, do të dorëhiqej.
“Kemi pasur kundërshtar të fortë përballë. Një kundërshtar të papërshtatshëm. Ne, dominuam në disa momente dhe mund të them se me meritë fituam. Kjo fitore na jep pak qetësi, ndërsa çdo rezultat tjetër nga kjo ndeshje që do të dilte, unë do të ipja dorëheqje. Këtë fakt e din kryesia e klubit, por lojtarët jo,” ka thënë Munishi.
Ferronikeli që ka nisur pranverën me Munishin trajner, ka shënuar 2 fitore e 2 humbje në pjesën e dytë të stinorit.