DINAMO-LOKOMOTIVA

Lirim Kastrati shkarkon trajnerin e Dinamos
10 March, 2018 @19:03
Futbollisti i ri i Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar dy gola sot në fitoren e ekipit të tij Lokomotiva Zagreb ndaj Dinamos së Zagrebit si mysafir, për t’i ndihmuar ekipit të tij në fitoren e madhe 1-4.
Kastrati ka shënuar në minutat 44 dhe 67 për fitoren e ekipit, ndërsa Lokomotiva ka marrë tre pikë të rëndësishme.
Në ndërkohë, te Dinamo, ku luan qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, trajneri i ekipit Mario Cvitanovic, menjëherë pas ndeshjes ka ofruar dorëheqjen e tij.