LLAPI - LIRIA

FOTO: BOROZANI / A.P
Llapi vazhdon gabimet, Liria fiton në Podujevë
11 March, 2018 @15:02
Pas eliminimit nga Kupa në mesjavë, Llapi është mposhtur edhe në takimin e luajtur sot ndaj Lirisë në Superligë.
Pjesa e parë kaloi me vendasit më kërkues, ndërsa për t’u përmendur janë rastet e Alidemës dhe Dakut, të cilët u treguan të pasuksesshëm para portës mysafire. Në anën tjetër, Liria provonte të rrezikonte përmes kundërsulmeve, por goli nuk erdhi as për njërën palë e as për palën tjetër dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.
Në pjesën e dytë, ishin mysafirët ata të cilët e gjetën golin e epërsisë. Me një goditje të bukur, Domgjonas kaloi skuadrën e tij në epërsi. Para golit, prizrenasit rrezikuan edhe përmes Mevlan Zekës, i cili shpërdoroi një rast tejet të volitshëm për shënim.
Vazhdimi i ndeshjes kaloi me vendasit dominues në posedim, por ishte Liria ajo që e gjeti golin e dytë. Artur Magani arriti të shënojë për 0-2, për t’i dhënë fund përfundimisht ndeshjes.
Kjo fitore e ngrit Lirinë në kuotën e 37 pikëve, kurse Llapi e vazhdon formën e dobët në këtë pranverë.