ITALIANI NDËRRON AMBIENT NË LONDËR

Arsenal e Chelsea, pajtohen për Jorginhon
31 January, 2023 @16:11
Njoftimet e fundit nga tregu i afatit kalimtar të futbollistëve bëjnë të ditur që Arsenal e Chelsea janë dakorduar për futbollistin italian të të kaltërve, Jorginho.
Sipas BBC Sport, Arsenal do të paguajë rreth 15-milionë euro në llogari të Chelseat, ashtu që të sigurojë shërbimet e mesfushorit italian me përvojë, Jorginho. Ky i fundit, në verë do të bëhej lojtar i lirë, pasi që i përfundon kontrata me ekipin nga Stamford Bridge.
Nëse kryhet puna shpejt, Jorginho bëhet transferi i tretë i Arsenalit këtë janar, pas Jakub Kiwiorit nga Spezia që kushtoi 20-milionë euro dhe Leandro Trossardit që erdhi nga Brighton për 25-milionë euro.