100%
Arsenal, Hoffenheim e Leicester - të vetmit me bilans 100%
5 November, 2020 @23:29
Pas dueleve të xhiros së tretë të fazës grupore të Europa Ligës sonte, kanë mbetur vetëm 3 skuadra me bilans të qindpërqindtë.
Arsenal, Hoffenheim dhe Leicester janë të vetmet skuadra që kanë shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e tyre grupore dhe janë lider të pastër në grupet e tyre përkatëse.
Arsenal ka përmbysur Molden sonte në Londër 4-1 [Haugen 45ag, Sinyan 62ag, Pepe 69, Willock 88 - Ellingsen 22] për të marrë kreun e Grupit B dhe duke ia shkaktuar humbjen e parë në grup norvegjezëve.
GRUPI B, pas 3 xhirosh:
1. Arsenal 9p
2. Molde 6p
3. Rapid Vjena 3p
4. Dundalk 0p.
Në anën tjetër edhe gjermanët e Hoffenheim, që po drejtohen nga Sebastian Hoeness kanë bilans perfekt në Grupin L.
Hoffenheim mposhti sonte Slovan Liberecin 5-0 [Dabour 22, 29, Grillitsch 59, Adamyan 71, 76] për të mos prishur ecurinë e tyre në Europa Ligë.
GRUPI L, pas 3 xhirosh:
1. Hoffenheim 9p
2. Crvena Zvezda 6p
3. Slovan Liberec 3p
4. Gent 0p.
Ekipi tjetër dhe i fundit që po vazhdon me bilans 100% në Europa Ligë është Leicester City i Brendan Rodgersit.
Të kaltërit kanë arritur që t’ia shkaktojnë humbjen e parë në Grupin G Sportingut të Bragës sonte, për të mbetur si skuadra e vetme në grup pa humbje dhe pa barazim dhe me pikë maksimale duke e udhëheq grupin.
Leicester mposhti Sportingun e Bragës 4-0 [Iheanacho 20, 47, Praet 67, Maddison 78].
GRUPI G, pas 3 xhirosh:
1. Leicester City 9p
2. Sporting Braga 6p
3. AEK 3p
4. Zorya 0.