PREMIER LEAGUE

Pamje nga arkivi
Arsenal pas Julian Draxlerit
13 January, 2021 @13:00
Arsenali ka zhvilluar diskutime me përfaqësuesit e Julian Draxler në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të asit të Paris Saint-Germain.
Topçinjtë vazhdojnë të kërkojnë një playmaker, përkundër paraqitjes të mirë nga Emile Smith Rowe.
Londinezët kërkonin gjermanin para se ai të transferohej në Ligue 1 në janar të 2017, kështu që ka një gjasa për ta marrë më në fund - këtë herë ndoshta edhe falas.
Kjo për shkak se kontrata e 27-vjeçarit skadon në verë.
Draxler refuzoi mundësinë e kalimit te ekipet e Bundesligës si: Bayer Leverkusen e Hertha Berlin, por nuk e pranoi as Leedsin nga PremierLiga.