MEDIA

Arsyeja e përjashtimit të Arijanet Muricit!
23 March, 2021 @15:26
Portieri i parë i Kosovës, që mbrojti në të gjitha ndeshjet përgjatë kampanjës së kaluar kualifikuese për EURO 2020 dhe Ligën C të Kombeve, Arijanet Muric, tashmë është përjashtuar nga përfaqësuesja e Kosovës.
Muric, thuhet të ketë qenë i dehur mbrëmë në seancën stërvitore të fitnesit në hotel, duke mos mundur të qëndrojë në këmbë — ka bërë të ditur koha.net sot. Në ndërkohë, në njoftimin e Kohës thuhet që ai ka fyer bashkëlojtarët, derisa Bernard Challandes me stafin e tij ka vendosur që të largojë futbollistin nga grumbullimi për shkak të sjelljeve të tija.
FFK ka bërë të ditur që e ka larguar Muricin nga grumbullimi për arsye disiplinore.