Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

AS: Muriqi në Mallorca!

AS: Muriqi në Mallorca!


26 January, 2022 @20:25

E përditshmja spanjolle AS ka bërë të ditur sot se skuadra e Mallorca ka arritur marrëveshje me Lazion për të marrë sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi në radhët e tyre.

Sipas njoftimit ishullorët kanë huazuar Muriqin me opcion blerjeje gjatë verës për 13 milionë euro. Ndërsa huazimi deri në fund të sezonit Mallorcës do t’i kushtojë 300 mijë euro. Gjithashtu Mallorca do të paguajë rrogën e plotë të Muriqit.

Vedat Muriqi që kaloi te Lazio nga Fenerbahçe në verë të vitit 2020, nuk arriti asnjëherë të tregojë veten te ekipi romak. Kontrata aktuale e tij me Lazion është e vlefshme deri në verë të vitit 2025!

Sipas gazetës në fjalë, Muriqi do të udhëtojë nesër për në Mallorca, për të kryer testet mjekësore me klubin e tij të ri.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A