TEAM OF THE WEEK 1

Marcelo Bielsa, trajner i Xhiros I në Francë/REUTERS/Arkiv
Asnjë lojtar i PSG-së në 11-shen e javës
7 August, 2017 @13:01
Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, ka publikuar sot 11-shen e parë të javës në stinorin e ri 2017/18, pas përfundimit të dueleve të xhiros së parë të Ligue 1.
E ajo që lehtë mund të vërehet në këtë 11-she është se asnjë lojtar i Paris St Germainit nuk ka bindur redaktorët e gazetës për të qenë pjesë e ekipit të javës.
Në anën tjetër, kampioni i fundit i Ligue 1, Monaco, ka vetëm 1 lojtar në 11-shen e javës.
Trajneri më i mirë i xhiros, është shpallë Marcelo Bielsa i Lille‘it, sikurse edhe ekipi i tij, që është treguar ekipi më bindës në xhiron e parë, që ka futur edhe 2 futbollistë në 11-shen e javës.
11-shja e xhiros I në Ligue 1:
Porta: Maignan (LIL); Mbrojtja: Malcuit (LIL) - Herelle (TRO) - Jemerson (MON) - Rebocho (GUI); Mesi: Mbenza (MNP) - Gustavo (OM) - Fekir (OL) - Diousse (SET) - N'jie (OM); Sulmi: Diaz (OL); Trajner: Marcelo Bielsa (LIL); Ekipi: Lille; Arbitri: M. Millot. |