VELODROME
N’Jie-Germain shkëlqejnë, Marseille fiton
6 August, 2017 @23:28
Olympique Marseille ka rikthyer Clinton N’Jien në Ligue 1 duke e marrë nga Tottenham Hotspuri këtë verë. Por, çfarë rikthimi për sulmuesin kamerunas në Velodrome, që hyri në pjesën e dytë të ndeshjes për të zëvendësuar yllin e ekipit, Dimitri Payet.
Dy gola në ndeshjen e parë të stinorit të ri për ekipin që e huazoi te Spurs një stinor më parë dhe fitore 3-0 e marsejezëve, që mbanin pankarta N’Jie > Neymar.
Por, edhe përforcimi i ardhur nga radhët e Monacos, francezi Valere Germain është treguar i jashtëzakonshëm. Ai ka asistuar në dy gola të ekipit sonte, ndërsa formën e mirë e ka treguar edhe në miqësoret e verës për ekipin që vazhdon të drejtohet nga ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia.
Gjithsesi, Dijon nuk është ndonjë ekip që do të mund të befasonte lehtë Marseille‘in sonte, por dominimi në lojë, posedimi dhe loja bindëse, gjatë gjithë 90 minutave folën për vendasit, që lanë Velodrome‘in në shpresë për këtë stinor… për diçka më shumë.