COMMUNITY SHIELD
Arsenal e nis stinorin me trofe
6 August, 2017 @17:10
Pas penalltive të shutuara në sistemin ABBA, Arsenal ka dalë fitues i Superkupës së Anglisë, në përballjen që përfundoi pak më parë në Wembley të Londrës.
Olivier Giroud ka shënuar penalltinë vendimtare për topçinjtë që një javë para fillimit të Premier Ligës tashmë janë të motivuar me trofeun e Superkupës, duke e mposhtur kampionin aktual, Chelsea, 4-1 pas penalltive, 1-1 koha e rregullt.
Në fakt, Chelsea ishte më afër fitores kur Victor Moses shënoi që në fillim të pjesës së parë, por gjithçka ndryshoi me largimin e Pedro Rodriguezit nga loja, pasi që mori karton të kuq, që edhe solli trofeun e parë për djelmoshat e Arsene Wengerit.