PASQYRA

Foto: kfshkendija.com
Mediat italiane: Kujdes Hasanin e Ibraimin
4 August, 2017 @15:27
Me t’i rënë Shkëndija në short Milanit, mediat italiane kanë filluar t’i paraqesin futbollistët e ekipit të Shkëndisë opinionit, ndërsa theks i veçantë i është vënë kapitenit Ferhan Hasani dhe sulmuesit Besart Ibraimi.
Derisa për Ibraimin shkruhet se ka qenë pjesë e Schalkes, për Hasanin ka fjalë të mëdha, kur dihet që kapiteni i shënoi Gigi Buffonit në ndeshjen Italia-Maqedonia.
Shkëndija në Play-Off të Europa Ligës do të ndeshet me gjigandin italian, Milan.