TASH MIQËSORE NË SHQIPËRI
Liria aranzhon miqësore me Kukësin dhe Tiranën
5 August, 2017 @19:17
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka aranzhuar miqësore me kampionin e Shqipërisë, Kukësin dhe Tiranën, ka bërë të ditur vetë klubi prizrenas përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë.
Pas kthimit nga faza e dytë stërvitore në Ohër, ekipi ka vazhduar punën në Prizren, nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës Bledi Shkëmbi, ndërsa lojtarët të hënën do të udhëtojnë për në Tiranë ku ndeshen me Kukësin të njejtën ditë, ndërsa më 12 gusht edhe me Tiranën në “Selman Stërmasi”.