KTHEJNE KRYESIMIN
Atletico Madrid me 11-she të njëjtë, në krye
22 April, 2021 @21:16
Diego Simeone nuk ndërroi asgjë nga 11-shja që e mposhti Eibarin në xhiron e kaluar 5-0 dhe me të njëjtin formacion startues mposhti sonte edhe Huescën 2-0 [Correa 39, Carrasco 80] për t’iu kthyer kreut të LaLigas me 3 pikë më shumë sesa rivali lokal, Real Madrid.
Pas fillimit të vështirë dhe rastit të parë për mysafirët, ka qenë Angel Correa që ktheu besimin në lojë për rojiblancot pas së cilës rruga te fitorja u hap tërësisht dhe kështu 6 ndeshje para fundit të stinorit Wanda Metropolitano po vazhdon me shpresën për trofeun më të vlefshëm të mbetur këtë stinor për ekipin.
Atletico po vazhdon të ndjek titullin e parë të kampionit në Spanjë që prej vitit 2014, duke pasur edhe një duel të vështirë më 8 maj ndaj rivalëve direkt për titull, Barcelonës. Përndryshe ndër yjet e ndeshjes së sontme në mungesë të Joao Felixit dhe Luis Suarezit, ka qenë Marcos Llorente me dy asistime.