PSG
Kapiteni rikthehet për Man Cityn
22 April, 2021 @15:31
Lajm i mirë për Paris Saint Germain, kapiteni Marquinhos, u kthye këtë të enjte në stërvitjen me ekipin. Shtatë ditë para përballjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, braziliani do të përpiqet të jetë i gatshëm për atë ndeshje.
Ai mori pjesë në të gjithë seancën stërvitore dhe nuk ndjente ndonjë shqetësim.
Më 7 prill, mbrojtësi qendror pësoi një lëndim në këmbën e djathtë, më pak se 30 minuta pas fillimit të çerekfinales midis Bayern Munchen dhe Parisit.
Që atëherë, ai nuk ka luajtur fare me klubin e tij. Marquinhos humbi ndeshjet e ligës, Coupe de France edhe ndeshjen e kthimit në çerekfinale kundër gjermanëve.