Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL BETIS

Mungon ndaj Realit

Foto: Google

Mungon ndaj Realit


22 April, 2021 @17:05

Mesfushori francez, bëri një pakujdesi në qendër të fushës pasi shkeli mbi Vencesor, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Kështu Nabil Fekir, lojtar i Real Betis, është ndëshkuar me karton të kuq direkt në minutën e 11-të të ndeshjes së djeshme kundër Athletic Club.

Fillimisht ndërhyrja e tij nuk u vërejt nga arbitri i ndeshjes, sidoqoftë, disa minuta më vonë, ai mori një njoftim nga dhoma VAR, për t’a parë vetë ndërhyrjen.
Pas më shumë se një minute kontrollimi, ai vendosi t’a ndëshkonte Fekirin me karton të kuq.

Nabil, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e së shtunës së ardhshme, kundër Real Madrid (nëse sanksionohet vetëm me një lojë).
Ky ishte kartoni i tretë i kuq që Fekir ka marrë që kur ai arriti në Betis, pak më shumë se një vit e gjysmë më parë. Sezonin e kaluar ai u përjashtua dy herë, kundër Villarreal dhe Barcelona.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga