ARSENAL
Aubameyang me malaria
16 April, 2021 @15:28
Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se vuan nga malaria.
Ai e ka marrë sëmundjen në pushimin me ekipin kombëtar në Gabon, ku ai përfaqësoi vendin e tij. Për fat të mirë, mjekët zbuluan sëmundjen herët dhe po trajtohet .
Sulmuesi njoftoi se po ndihet shumë më mirë dhe se shpreson të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Përshëndetje, faleminderit për të gjitha mesazhet dhe thirrjet. Për fat të keq, unë u sëmura nga malarja disa javë më parë kur isha me ekipin kombëtar në Gabon. Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por unë jam duke u ndjerë shumë më mirë çdo ditë falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe mjekuan sëmundjen kaq shpejt. Unë nuk e kam ndjerë veten vërtet dy javët e fundit, por do të kthehem së shpejti më i fortë se kurrë. Do të shikoj bashklojtarët e mi tani, duke pritur një ndeshje të shkëlqyeshme”, tha ai.
Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, pas ndeshjes kundër Slavia Prague, foli edhe për gjendjen e Aubameyang: “Ne sapo biseduam me të. Ai është në shtëpi. Ishte në spital për dy ditë për të marrë trajtim adekuat, por tani ai ndihet mirë. Do të i duhen disa ditë për tu rikuperuar , por ai dëshiron të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Malaria është sëmundja e parë e madhe midis sëmundjeve tjera dobësuese. Më shumë se 400,000 njerëz në botë vdesin çdo vit prej saj.
Simptomat e sëmudjes janë të ndryshme: ethe, të dridhura, djersitje, dhimbje koke. Të tjera më pak të zakonshme janë të përzierat, të vjellat, dhimbjet e muskujve, çrregullimet e sistemit nervor qendror, probleme me veshkë apo edhe koma.
Për fat të mirë, Aubameyang duket se po merret me të pa simptoma serioze.