RAJON
Shkupi zyrtarizon trajnerin e ri
16 April, 2021 @15:10
Skuadra e Shkupit sot në zyrat e klubit ka zyrtarizuar si trajner të parë menaxherin e njohur, Goce Sedlloski, i cili është me dy shtetësi, atë të Maqedonisë së Veriut dhe të Kroacisë.
Pas bisedimeve disa ditëshe, është arritur marrëveshja me strategun 47 vjeçar për ta udhëhequr klubin shkupjan drejt sukseseve të reja.
Klubi shkupjan e vlerëson lart Sedloskin, i cili është njëri nga lojtarët më të njohur të këtij vendi.
“Maqedonasi Sedlloski është një nga ish-futbollistët që kanë një karrierë të bujshme si në vend ashtu edhe jashtë, ndërsa pas vete ka dhe 100 paraqitje me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut,” ka shkruar njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Shkupit, që po synon dalje në arenën ndërkombëtare.
Sedloski si lojtar karrierën e nisi nga Pobeda, për të luajtur më pas me ekipet kroate Hajdukun e Splitit dhe Dinamon e Zagrebit, anglezët e Sheffield Wednesday, japonezët e Vegalta Sendai, Diyarbakirsporin e Turqisë, në Austri luajti me SV Mattersburgun, ndërsa karrierën profesionale si futbollist e mbylli me Mattersburg II të Austrisë.