Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GREUTER FURTH

Azemi me gol në derbi

Azemi me gol në derbi


24 February, 2014 @22:12

Ilir Azemi, sulmuesi kosovar i Greuter Furth ka shënuar golin e parë të tij të stinorit në Bundesliga 2 sonte për t’ia dhënë një pikë vitale ekipit të tij në derbin e xhiros së ligës së dytë gjermane ndaj liderit, Koln. 

Azemi i cili u fut në ndeshje në minutën e 74-të, ka arritur që të tund rrjetën e portierit të Kolnit, Timo Horn, 4 minuta pa përfunduar takimi për rezultatin 1-1 dhe për një pikë të vlefshme për ‘zebrat’ në rrugë për Bundesligë. 

Prishtinasi 22 vjeçar është i rregullt në ekipin e Greuter Furthit, ku zakonisht futet në pjesë të dytë të ndeshjes për shkak se është sulmues i ri dhe i duhet më shumë përvojë. 

Në formacionin bazë të Greuter Furthit ka qenë është Mërgim Mavraj, mbrojtës i kombëtare shqiptare, që ka qenë në fushë përgjatë gjithë ndeshjes. 

Greuter Furth është në luftë për të siguruar rikthimin në Bundesligë dhe me këtë pikë ndaj liderit Koln ka dalë në vend të dytë të tabelës me 37 pikë, një më shumë se përcjellësit e saj të ngushtë, Karslruhe, Union Berlin dhe Paderborn - që kanë një pikë më pak. Kolni lider ka 43 pikë. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga