VERRATTI
Nuk largohet nga Parisi
24 February, 2014 @12:05
Kohëve të fundit janë përhapur disa spekulime nëpër media ku thuhet se mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verratti, do të largohet nga kjo skuadër për t’u rikthyer në Itali.
Ndërsa këto spekulime i përgënjeshtroi vet futbollisti.
“Asgjë nuk mund të më bëjë të largohem nga Paris Saint Germain. Unë ndihem shumë mirë këtu. Ndihem mirë së në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Jo gjithkush e ka rasti që të luaj titullar në një klub të madh sikur ky dhe ta zhvilloj veten për t’u bërë lojtar më mirë,” ka thënë Verratti për L’Equipe.
“PSG është një skuadër e mrekullueshme dhe shumë ambicioze. Klubi ka një projekt interesant dhe objektiva të mëdha. Në këtë moment, mendoj se nuk ka gjasa që unë të largohem nga klubi,” shtoi futbollisti 21 vjeçar.
Verratti ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2018. Ai në gjigantin françez u transferua nga skuadra italiane, Pescara.