BAYERN
Përbindëshi bavarez
23 February, 2014 @19:51
Skuadra e Bayern Munchen ka arritur të fitojë lehtazi edhe ndeshjen e radhës në kuadër të Bundesligës. Djelmoshat e Pep Guardiolas me nga dy gola në çdo pjesë kanë mposhtur Hannoverin e udhëhequr nga turku Tayfun Korkut.
Thomas Muller dhe Thiago Alcantara kanë shënuar golat në pjesën e parë të takimit derisa Muller e Mario Mandzukic në pjesën e dytë i kanë dhënë edhe një fitore të lartë bavarezëve.
Ekipi që ia nisi ngritjen në epokën e Louis Van Gaal, u bë përbindësh nën udhëheqjen e Jupp Heynckes, derisa tani Pep Guardiola po e rrit edhe më këtë gjigant. Thjesht Bayern ende nuk po duket si ekip që do të mund të mposhtet nga dikush.
Distanca e Bayernit me fitoren e sotme, ndaj përcjellësve në Bundesligë është bërë 19 ndaj Bayer Leverkusenit dhe 20 ndaj Borussia Dortmundit. Ata gjithashtu kanë shënuar fitore impresive në Londër ndaj Arsenalit në kuadër të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, derisa vazhdojnë aktualisht pa problem rrugëtimin drejt mbrojtjes së titujve si në Gjermani ashtu edhe në Europë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.