RIORGANIZIMI
Java e futbollit për EURO 2016
23 February, 2014 @19:29
Pas shortit të tërhequr sot për kualifikime në EURO 2016, është bërë prezentimi edhe i javës së futbollit, për të radhitur ndeshjet kualifikuese të zonës europiane për gati një javë, ashtu që mos të luhen brenda dy ditësh mbi 20 ndeshje të të gjitha grupeve.
Kështu, një cikël i ndeshjeve kualifikues do të zhvillohet për tre ditë, derisa në muaj kur ka nga dy ndeshje si për shembull që është muaji i tetorit të këtij viti, atëherë ndeshjet do të radhiten duke u zhvilluar maksimalisht 9 ndeshje kualifikuese në ditë, pra tre grupe luajnë të enjten, tre të tjera të premten, e kështu me radhë deri të martën.
Gjithashtu, për herë të parë në një europian do të shkojnë 24 reprezentacione, përfshirë këtu edhe Francën organizatore që kualifikohet direkt. Pra, nga 9 grupet kualifikuese shkojnë sigurtë dy vendet e para dhe vendi i tretë më i mirë, që bëjnë 19 përfaqësuese dhe 4 të tjerat do të vendosen nga tetë grupet tjera të mbetura ku vendet e treta do të luajnë në barazh për të plotësuar numrin e 23 përfaqësueseve tjera pjesëmarrëse në Franca 2016.
Gjithashtu, grupi ku bën pjesë edhe Shqipëria, pra Grupi I, pasi që ka pesë skuadra në garë, në datat e lira për kualifikim do të luajë miqësore me Francën - data këto që pritet të cakohen sipas marrëveshjes.