ANFIELD ROAD
Goleada i takoi Liverpoolit
23 February, 2014 @16:58
Liverpool dhe Swansea kanë bërë spektakël futbolli në Anfield Road sot. Ndeshja e llogaritur si e lehtë për të kuqtë nga Anfield ka kaluar shumë vështirë.
Përkundër se arritën epërsi komode për 20 minuta, Liverpool ka parë veten në fillim të ndeshjes kur ish lojtari i tij, Jonjo Shelvey dhe Wilfried Bony kanë shënuar për të barazuar rezultatin në 2-2 pas vetëm 25 minutave lojë.
Sulmuesi në formë i Brendan Rodgersit, Daniel Sturridge dhjetë minuta më vonë i dha përsëri epërsinë me golin e tij të dytë në ndeshje, 3-2, për të shkuar në zhveshtore në epërsi.
Por, Bony shënoi menjëherë në rikthim për barazim 3-3. E rezultatin 15 minuta para fundit të ndeshjes e lëvizi mesfushori i Liverpoolit Jordan Henderson i cili shënoi për 4-3 dhe i siguroi ekipit të tij fitoren tejet të rëndësishme në luftë për të ndjekur një vend që çon në Ligë të Kampionëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.