ERGYS KAÇE
Kaçe shënon në fitore
23 February, 2014 @21:11
Ergys Kaçe ka shënuar golin e parë në kampionatin e sivjetëm grek. Korçari realizoi golin e parë të skuadrës së tij PAOK, në ndeshjen e sotme kundër ekipit Panthrakikos.
Mesfushori 20 vjeçar e tundi portën kundërshtare në minutën 62’ me një goditje të fortë nga distanca gjatë akcionit të tij individual, ndërsa më pas u shënuan edhe dy gola nga rezervisti Zukic për fitoren e pastër të PAOK-ut.
Me këtë fitore PAOK tani ka 54 pikë dhe radhitet në pozitën e dytë të kampionatit grek, mirëpo 20 pikë larg kreut, të cilin e mban skuadra e Olympiakosit.