CARLOS TEVEZ
Vendos derbin e qytetit
23 February, 2014 @21:01
Zonja e Vjetër tregoi se kush e thotë fjalën e fundit sa i përket qytetit të Torinos. Juventus mposhti Torinon në derbin e famshëm të qytetit me rezultat minimal 1-0.
Argjentinasi i ardhur këtë stinor te Juventus, Carlos Tevez, ka qenë njeriu që ka bërë dallimin në ndeshje me golin e shënuar në minutën e 30-të të takimit pas asistimit nga Kwadwo Asamoah.
Juventus provoi në pjesë të dytë edhe disa herë për të shënuar me anë të spanjollit Fernando Llorente dhe Tevezit, por torinezët ishin më të vëmendshëm derisa kah fundi i ndeshjes ndërmorrën iniciativë për të barazuar - që nuk rezultoi me gol.
Juventus vazhdon me formë të mirë si në ligë ashtu edhe në Europa League, edhe pse pak vërehej lodhja te lojtarët - sidoqoftë, fitorja erdhi dhe avantazhi ndaj Romës mbetet i njejtë si më parë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.