GJELBRIM TAIPI
Wil ‘gjelbëron’ me Taipin
23 February, 2014 @19:49
Mesfushori 21 vjeçar nga Bujanoci, Gjelbrim Taipi, sot ka pasur një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e tij, Wil, në ndeshjen kundër Servettes në kuadër të kategorisë së dytë zvicerane.
Wil fitoi me rezultat të thellë 6-1, ndërsa Taipi shkëqeu me dy gola në këtë përballje.
Reprezentuesi i kombëtares U21 të Shqipërisë ka shënuar golin e parë dhe të fundit për skuadrën e tij, ndërsa rol të madh në fitoren e thellë të skuadrës së tij luajti edhe futbollisti kundërshtar, Chistopher Mfuyi, që e la ekipin e tij me një lojtar më pak.
Taipi tani ka gjithsej katër gola në ligë, ndërsa në skuadrën e tij është bërë golashënuesi i tretë më i mirë.