HOTSPURS
Bale fantastik
25 February, 2013 @23:21
Këmbëshpejti Gareth Bale ka shënuar dy herë sonte për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij, Tottenham ndaj West Hamit, 2-3.
Tottenham ka arritur që të kalojë në epërsi me golin e Bale, por West Ham e ka përmbysur atë me golat e ish Liverpoolistëve, Andy Carroll, nga penalltia dhe Joe Cole.
Por në 15 minutëshin e fundit të takimit ekipi i portugezit, Andre Villas Boas, ka arritur që të rikthejë epërsinë me golin e Gylfi Sigurdsson dhe super golit të Bale në çastet e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Tottenham, ka kaluar mbi Chelsean në renditjen e Premier League, duke arkëtuar pikën e 51-të, dy më shumë se Chelsea.
REZULTATI:
West Ham - Tottenham Hotspurs | 2-3 |