Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Ballkani dënohet me 2000€ gjobë

Ballkani dënohet me 2000€ gjobë


30 April, 2021 @17:32

Lideri i Superligës, Ballkani, ka marrë dënim të rëndë nga Komisioni Disiplinor.

Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor, thuhet se suharekasit janë dënuar me 2000 euro gjobë, si pasojë e deklaratave ofenduese drejtuar organeve të FFK-së.

Vendimi i Komisionit Disiplinor:

FC ”Ballkani” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Bazuar në nenin 38 paragrafi 1 (për kundërvajtje të paraparë) dhe nenit 8 pika 4 / C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:

DËNOHET me shumën prej 2000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).


 
Të gjitha lajmet nga