Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI VENDOS TË NDAHET ME DYSHEN E HUAJ

Ballkani liron dy lojtarë

Ballkani liron dy lojtarë


20 January, 2023 @11:43

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani, ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët me dy futbollistët e ekipit. Dyshja e huaj e ekipit, Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, ndërsa klubi i ka falenderuar për kontributin e dhënë.

“FC Ballkani ju njofton se Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso nuk do të jenë më pjesë e klubit tonë. Klubi i falenderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdime të karrierës,” ka shkruar njoftimi i ekipit suharekas.

Kujtojmë, Ballkani aktualisht gjendet në përgatitje për pjesën pranverore të stinorit në Antalya të Turqisë, ndërsa ekipi ka kryer vjeshtën në pozitën e dytë të Superligës me pikë të njëjta si liderja Drita.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga