NË SUHAREKË
Ballkani mposht Trepçën lidere
9 April, 2016 @16:09
Ballkani i Suharekës ka bërë befasinë e ditës sot. Ekipi i drejtuar nga trajneri prizrenas Gëzim Hasi ka mposhtur liderin e Ligës së Parë, Trepçën.
Ballkani ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj mitrovicasve në formë, për ta bërë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës në Ligën e Parë.
Ballkani ka mbledhë tani 26 pikë nga 22 ndeshje dhe aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë, pa përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros.
Në anën tjetër, Trepça përveç se mund të humb lidershipin në rast të fitores së Ferizajit nesër, nuk ka brengë tjetër.