NË SKENDERAJ
Drenica fiton në fund Lirinë
9 April, 2016 @15:54
Drenica ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Lirisë sot për të shtuar gjasat për ikje nga zona e rrezikshme.
Derisa në pjesën e parë Liria pati iniciativë, në të dytën prizrenasit sikur donin barazimin dhe këtë më së miri e shfrytëzoi Drenica.
Kreshnik Uka ka qenë më meritori për fitoren e Drenicës. Ai ka nxjerrë penallti në minutën e 87-të të ndeshjes për ekipin e tij, të cilën e realizoi kapiteni veteran Sami Geci, ndërsa më pas Uka postoi një top në kokën e Granit Arifajt që shënoi për vuolsjen e tre pikëve.
Drenica në xhiron që vjen udhëton për ndeshje ndaj Besës, derisa Liria i shkon Dritës.