Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZA PËRGATITORE

Ballkani mposhtë skuadrën polake në miqësore

Ballkani mposhtë skuadrën polake në miqësore


18 January, 2021 @18:46

Ballkani sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Antalya të Turqisë ku është takuar me skuadrën nga kampionati elit i Polonisë, Jagiellonia.

Ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi megjithëse ishte në disavantazh nga minuta 55’ pas golit nga distanca të mesfushorit kundërshtar, Fedor Chernykh, arriti ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy herë brenda tri minutave.

Së pari Armend Thaqi e barazoi rezultatin për 1-1 në minutën 70’, ndërsa tri minuta më vonë Arbër Prekazi shënoi për golin e epërsisë dhe të fitores.

Kundërshtari i sotëm i Ballkanit e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e shtatë në ligën elite të Polonisë dhe cilësohet si një prej skuadrave me buxhetin më të madh në Poloni.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga